top of page

MindSoma

Shërbime psikologjike online dhe mjete për mirëqenie emocionale, të qasshme nga komoditeti i shtëpisë suaj. 

Të rriturit

Mbështetje psikologjike për të rriturit që përballen me ankth, vështirësi emocionale, trauma, sfida të migrimit dhe ndryshime të tjera të jetës.

Prinderit

Mbështetje për prindërit në ndërtimin e marrëdhënieve më të sigurta, të afërta dhe të kuptueshme me fëmijët e tyre.

Fëmijët

Mbështetje për vështirësitë emocionale dhe sfidat që lidhen me shkollën.

Mirësevini!

MindSoma është platformë online që ofron shërbime psikologjike, duke krijuar qasje në mbështetje profesionale, etike dhe cilësore, në gjuhën shqipe, për individët që përballen me sfida emocionale dhe të shëndetit mendor.

 

Përveç shërbimeve profesionale psikologjike, MindSoma ofron edhe materiale edukative dhe mjete terapeutike të cilat mbështesin mirëqenien emocionale, qëndrueshmërinë, kreativitetin, të nxënit dhe zhvillimin e aftësive motorike fine.

​

Ekipi ynë i terapistëve ofron shërbime psikoterapie për fëmijë, të rritur, familje dhe çifte që dëshirojnë të forcojnë marrëdhëniet e tyre dhe të ndërtojnë një jetë më të plotë e më kuptimplotë.

​

Ju ftojmë të na kontaktoni dhe të caktoni një konsultë falas, e cila ju jep mundësinë të na tregoni më shumë rreth nevojave dhe pritshmërive tuaja, të njiheni me mënyrën tonë të punës dhe të merrni orientimin e nevojshëm për të zgjedhur shërbimin dhe terapistin që ju përshtatet më së miri.

Shërbimet

Konsultë fillestare

Seanca e parë ku flasim për nevojat, shqetësimet dhe qëllimet tuaja. Gjatë konsultimit, njiheni me terapistin/sten, diskutoni atë që ju ka sjellë në terapi, merrni informacion rreth mënyrës së punës dhe së bashku vlerësoni nëse psikoterapia është mbështetja e duhur për ju.

30 minuta · Pa pagese

Terapi individuale

Seanca individuale, të përshtatura me nevojat dhe përvojën tuaj, duke integruar qasje të ndryshme terapeutike për t’ju mbështetur në përballimin e sfidave emocionale dhe vështirësive të shëndetit mendor.

Në një hapësirë të sigurt, të ngrohtë dhe mirëkuptuese, ju ftojmë të eksploroni mendimet, emocionet dhe përjetimet tuaja me ritmin që ju përshtatet juve. 

50 minuta · Çmimi sipas tarifës së terapistit të përzgjedhur

Si funksionojmë

Të nisësh rrugëtimin drejt mirëqenies duhet të jetë proces i thjeshtë dhe i sigurt. Ne e kemi krijuar procesin në tre hapa të qartë, për t’ju bërë të ndiheni të mirëpritur, të kuptuar dhe të mbështetur që nga fillimi.

01.

Zgjidhni profesionistin/sten

Shfletoni profilet e profesionistëve tanë dhe gjeni terapistin/sten që i përshtatet më mirë nevojave tuaja.

02.

Caktoni konsultën fillestare

Na kontaktoni për të caktuar konsulten fillestare pa pagese, ku diskutojme nevojat dhe pritshmëritë tuaja.

03.

Filloni rrugëtimin tuaj

Pas konsultës, vendosni së bashku me terapistin/sten hapat e mëtejshëm dhe filloni procesin terapeutik në një hapësirë të sigurt dhe mbështetëse.

*Jeni profesionist i shëndetit mendor dhe dëshironi t’i bashkoheni MindSoma? Na kontaktoni për të mësuar më shumë rreth mundësive të bashkëpunimit dhe për t’u bërë pjesë e komunitetit tonë profesional.

Terapistët tanë

Në MindSoma, kemi mbledhur një ekip profesionistësh të përkushtuar, të cilët ju ofrojnë mbështetje me kujdes, mirëkuptim dhe profesionalizëm. Zgjidhni terapistin që ju përshtatet dhe nisni një rrugëtim drejt më shumë qetësie, mirëkuptimi dhe mirëqenieje.

Emina Doda

Psikoterapiste

Psikologe e licencuar, terapiste e traumës dhe terapiste somatike, me mbi 10 vite përvojë në ofrimin e shërbimeve të shëndetit mendor për fëmijë dhe të rritur.

Vlora Jasharaj

Terapiste

Profesioniste e licencuar në shërbime sociale, ofroj mbështetje psikosociale dhe terapi të përqendruar te klienti, për forcimin e mirëqenies emocionale dhe zhvillimit personal.

Koleksioni MindSoma

Zbuloni koleksionin tonë të materialeve edukative dhe terapeutike për fëmijë, të krijuara për të nxitur zhvillimin emocional, kreativitetin dhe aftësitë motorike fine. 

Libri Sensorik

Mësoni, eksploroni dhe argëtohuni përmes lojës me Librin e Njomzës, një libër shqisor i punuar me dorë, i krijuar për të mbështetur zhvillimin e fëmijëve në mënyrë të natyrshme dhe argëtuese. I përshtatshëm për fëmijët nga 6 muaj deri në 6 vjeç, libri përmban aktivitete praktike të cilati inkurajojnë fëmijët të prekin, përputhin, lidhin, rendisin dhe eksplorojnë, duke zhvilluar njëkohësisht aftësitë motorike fine, koordinimin, përqendrimin, pavarësinë dhe të nxënit. 

*Krijoni mjete që mbështesin mirëqenien emocionale? Bashkohuni me MindSoma dhe bëjeni punën tuaj të aksesueshme për më shumë njerëz që kërkojnë mbështetje dhe zhvillim. Na kontaktoni për të prezantuar krijimin tuaj dhe për të eksploruar mundësinë e bashkëpunimit.

Na kontaktoni

Jemi këtu për t’ju mbështetur në çdo hap të rrugëtimit tuaj. Plotësoni formularin më poshtë dhe ekipi ynë do t’ju kontaktojë së shpejti për të kuptuar nevojat tuaja dhe për t’ju ofruar mbështetjen më të përshtatshme.

Preferoni te ju kontaktojme permes:
Email
Numer telefoni

Hapësira jote e sigurt, kudo dhe në cdo kohë!

bottom of page