top of page

Mbështetje dhe Udhëzim

Këtu do të gjeni përgjigje për pyetjet më të shpeshta rreth qasjes sonë terapeutike, informacione praktike mbi shërbimet tona, si dhe të dhëna për koleksionin tonë të produkteve.

Çfarë mund të pres në seancën e parë?​
Seanca e parë fokusohet mbi krijimin e sigurisë dhe lidhjes. Do të marrim kohë për të kuptuar çfarë ju ka sjellë ne seance, për të folur mbi pritshmëritë dhe kerkesat tuaja për terapi.
Professionisti i perzgjedhur ju shpjegon qasjen terapeutike dhe përgjigjet pyetjeve që mund të keni. 
 
Cilën qasje psikoterapeutike e përdorni?​
Në MindSoma perdorim qasje të kombinuar psikoterapeutike narrative dhe somatike. Qasja psikoterapeutike përshtatet dhe adaptohet kundrejt nevojave të klientit. 
 
Si zhvillohen seancat online?​
Seancat zhvillohen përmes platformave online si Google Meet, Zoom ose mjete të tjera të sigurta komunikimi. Për mjetin përmes të cilave i mbajme seancat konsultohemi paraprakisht me klientin.
 
Si mund të rezervoj një takim?
Termini mund të rezervohet direkt në faqe duke plotësuar të dhënat e kërkuara në formularin e kontaktit, ose duke shtypur butonin “Na Kontaktoni” apo “Caktoni Termin” në faqen kryesore. Poashtu, mund të na kontaktoni përmes numrave të telefonit dhe email adreses:
+383 44 887 580
mindsomahub@gmail.com
 
Cilat janë tarifat dhe mënyrat e pageses?
Çmimi i seancës varet nga profesionisti tek i cili konsultoheni. Për personat me vështirësi financiare, ofrojmë tarifa të reduktuara në raste të caktuara. Për çmimet dhe mënyrat e pageses mund të informoheni më shumë gjate Bisedes Konsultuese. 

A është konfidencial procesi?
Të gjitha seancat janë plotësisht konfidenciale. Të dhënat dhe bisedat tuaja trajtohen me kujdes dhe privatësi të plotë, sipas standardeve etike profesionale.

Në cilat gjuhë ofrohen shërbimet?
Seancat ofrohen në gjuhën shqipe dhe angleze.

A ofroni ndihmë emergjente?
Shërbimet tona nuk janë emergjente. Në raste urgjente, rekomandohet të kontaktoni shërbimet lokale të emergjencës ose institucionet përkatëse shëndetësore.

Keni ende pyetje?

Na kontaktoni për mbështetje të personalizuar.

bottom of page