Emina Doda, MA
Psikoterapiste | Trauma Terapiste
Jam psikologe e licencuar, trauma terapiste dhe terapiste somatike me mbi 10 vite përvojë në ofrimin e shërbimeve të shëndetit mendor për fëmijë dhe të rritur. Qasja ime terapeutike është e integruar dhe përfshin punën me mendjen dhe trupin, duke ju ndihmuar të zhvendosni vëmendjen nga analiza mendore drejt ndjesive trupore, aty ku shpesh ruhen traumat dhe përjetimet e vështira emocionale. Punoj me të rriturit, me çështje si trauma, ankthi dhe depresioni, vështirësi në marrëdhënie, frika dhe fobi, sfida në prindërim, stres në ambientin e punës, vështirësi të lidhura me shkollën dhe procese të vetëzhvillimit.
Çmimi i seancës me mua për klientët në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni V. është 30 €. Për klientët ndërkombëtarë, çmimi është 50 €. Për personat të cilët kanë nevojë për shërbime këshillimi, por nuk kanë mundësi financiare për t’i mbuluar shpenzimet, ofroj zbritje sipas marrëveshjes.
Ju ftoj të caktoni seancën e parë konsultuese pa pagesë për të parë nëse puna me mua është zgjedhja e duhur për ju. Shërbimet i ofroj online në gjuhën shqipe dhe angleze.
Kontakti: doda.emina@gmail.com;
+383 44 887 580


Vlora Jasharaj
Terapiste | Mbeshtetje psikosociale
Jam profesioniste e licencuar në shërbime sociale dhe familjare, me përvojë të gjerë në mbështetje psiko-sociale, kujdes social, rehabilitim dhe zhvillim personal. Gjatë rrugëtimit tim profesional, kam punuar me përkushtim për të mbështetur individë dhe familje që janë përballur me sfida emocionale, trauma, vështirësi sociale dhe periudha të rëndësishme tranzicioni në jetë.
Përvoja ime përfshin punën me fëmijë, persona me aftësi të kufizuara, të mbijetuar të dhunës, emigrantë dhe individë që përballen me ankth, pikëllim, trauma, sfida të identitetit dhe përshtatje kulturore.
Qasja ime është humane, profesionale dhe e përqendruar te klienti.
Përmes seancave private synoj të ofroj mbështetje për individët që përballen me ndryshime emocionale, ndërpersonale dhe kulturore pas migrimit, duke zhvilluar mënyra të shëndetshme përballimi dhe përshtatjeje në mjedisin e ri.
Njomza Neziri
Asistente e fëmijevë | Autore e librave shqisorë
Jam asistente për mbështetjen e fëmijëve dhe studente e vitit të dytë të Psikologjisë, me interes të veçantë në zhvillimin, mirëqenien dhe gjithëpërfshirjen e fëmijëve.
Kam përfunduar shkollimin në fushën e gjithëpërfshirjes tek Qendra për Gjithëpërfshirje në Edukim- QPGj dhe jam diplomuar si asistente për fëmijë. Përvoja ime në punën me fëmijët është fokusuar në mbështetjen individuale, të nxënit, komunikimin dhe përfshirjen, duke punuar ngushtë me ta për të mbështetur zhvillimin dhe pjesëmarrjen e tyre të plotë.
Gjithashtu ofroj shërbime mbështetëse për fëmijët që kanë nevojë për ndihmë në mësim, zhvillim dhe aktivitete të përditshme, duke krijuar një mjedis të sigurt, inkurajues dhe gjithëpërfshirës.
Që nga viti 2020, jam autore dhe krijuese e Njomza’s Book, përmes së cilës krijoj libra shqisorë dhe mjete praktike për fëmijët, të dizajnuara për të nxitur zhvillimin, eksplorimin dhe të nxënit përmes lojës.
