Libri i Njomzës – Sensory Book
Njomza’s Book është një koleksion librash shqisorë të punuar me dorë, të krijuar me dashuri dhe kujdes për të mbështetur zhvillimin, të nxënit dhe gjithëpërfshirjen e fëmijëve. Librat janë krijuar për t’u dhënë fëmijëve mundësinë të mësojnë përmes prekjes, lojës, eksplorimit dhe aktiviteteve praktike. Ata synojnë të mbështesin zhvillimin shqisor, aftësitë motorike, përqendrimin, koordinimin dhe aftësitë e të nxënit. Një rëndësi e veçantë i kushtohet fëmijëve që kanë nevojë për mbështetje shtesë në procesin e të nxënit dhe fëmijëve në edukimin gjithëpërfshirës. Librat janë menduar si mjete që mund t’i ndihmojnë ata të marrin pjesë në aktivitete në mënyrë më aktive dhe të përshtatshme me nevojat e tyre. Një nga qëllimet e Njomza’s Book është që çdo fëmijë të ketë librin e tij dhe të mund ta marrë me vete në shkollë, duke u ndier pjesë e grupit dhe duke pasur mundësinë të mësojë përmes një mjeti të përshtatshëm për të, ashtu si bashkëmoshatarë
€35
Libri Shqisor i Njomzës është më shumë se një lodër, është një mjet i krijuar me kujdes për të mbështetur zhvillimin emocional, shqisor dhe njohës të fëmijëve.
Libri përmban aktivitete të ndryshme që fëmija mund t’i prekë, eksplorojë, hapë, mbyllë, përputhë dhe manipulojë përmes lojës.
Detajet e produktit
-
6 faqe interaktive
-
I punuar me dorë, me kujdes dhe vëmendje ndaj detajeve
-
Format: i përshtatshëm dhe praktik, në madhësinë e një libri për fëmijë
-
Mosha e rekomanduar: nga 6 muaj deri në 6 vjeç
-
Aktivitete shqisore dhe praktike të përshtatshme për eksplorim të pavarur ose së bashku me prindin
-
Pa ekrane, një mënyrë e thjeshtë për ta kthyer kohën e lojës në një mundësi për eksplorim dhe të nxënë
Perfitimet dhe specifikat e librit
Përfitimet
• Zhvillon aftësitë motorike fine dhe koordinimin sy–dorë
• Nxit pavarësinë në të mësuar dhe eksplorimin përmes lojës
• Mbështet përqendrimin dhe zhvillimin e aftësive për zgjidhjen e problemeve
• Pasuron përvojën shqisore përmes prekjes, lëvizjes dhe ndërveprimit
• I punuar me dorë me përkushtim, duke i kushtuar vëmendje çdo detaji
Përgatitja dhe dërgesa
Çdo libër përgatitet me porosi dhe kërkon kohë për t’u punuar me kujdes. Libri juaj do të arrijë brenda rreth 2 javësh nga momenti i porosisë. Për informacione më të hollësishme rreth përmbajtjes, porosisë, personalizimit ose dërgesës, na shkruani, jemi të lumtur t’ju ndihmojmë.
Dërgojme ne Kosove, Shiqiperi dhe Mal te Zi.















