Ankthi: përtej diagnozës
enj, 22 tet
|Takim Virtual
Ju ftojmë t’i bashkoheni këtij bashkëbisedimi, ku do të diskutojmë për ankthin, pse shfaqet, cili është funksioni i tij dhe nëse ka mundësi që të tejkalohet.


Time & Location
22 tet 2026, 7:00 m.d. – 8:00 m.d.
Takim Virtual
About the event
Shumë prej atyre që janë diagnostikuar me ankth e përjetojnë përditshmërinë nën barrën e kësaj diagnoze, duke jetuar në pritje dhe frikë se kur do të ndodhë 'sulmi' i radhës.
Në këtë bashkëbisedim, dua t’ju ftoj ta shohim ankthin përtej kornizave të diagnozës. Të krijojmë hapësirë për një këndvështrim të ri, që na lejon të pyesim me kuriozitet dhe dhembshuri: Çfarë fshihet përtej kësaj diagnoze? Çfarë kam përjetuar në jetën time që trupi im reagon kështu? Nga çfarë mund të jetë përpjekur të më mbrojë? Çfarë më frikëson?
Në vend që ta shohim ankthin vetëm si diçka që duhet ta largojmë, do të përpiqemi ta kuptojmë më thellë, duke eksploruar përvojat tona, reagimet e trupit dhe mekanizmat që mund të jenë zhvilluar për të na mbrojtur.
Me këtë qasje kurioze dhe pa gjykim, do të bashkëbisedojmë rreth temave:
Çfarë është ankthi dhe pse shfaqet?
Si lidhet ankthi me përvojat tona…